Marseille bën hap drejt Edon Zhegrovës

by Nexhat

Sipas raportimeve të fundit nga Foot Mercato, Olympique de Marseille ka nisur bisedimet me Lille OSC për transferimin e sulmuesit anësor Edon Zhegrova.

Të premten, presidenti i Lille, Olivier Létang, kishte deklaruar se Zhegrova mund të qëndronte në klub edhe për sezonin aktual, dhe të hënën ai u rikthye në stërvitje me skuadrën, duke i dhënë mundësinë të luante para se të largohej si lojtar i lirë verën e ardhshme.

banner

Sipas raportimeve, Marseille është interesuar për një huazim me opsion blerjeje të detyrueshme, që ia ka propozuar tanimë Lille.

Në anën tjetër, thuhet se Zhegrova është i motivuar për t’iu bashkuar gjigantit francez, që këtë sezon do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Vlera e lojtarit është vendosur rreth 20 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe disa klube nga Liga Premier, por pa tentuar transferimin e tij

Zhegrova llogaritet si një nga talentet më të mëdha të dal nga Kosova, por ende nuk po arrin ta bëjë hapin gjigant, ndërsa kalimi te ish fituesi i Ligës së Kampionëve, Marseille, do të ishte një hap tutje në karrierë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy