Në vijën e zjarrit, Shqipëria ngrihet në këmbë kundër flakëve

by Nexhat

Nën një qiell të nxirë nga tymi dhe zhurma e helikopterëve me kova uji, Shqipëria po zhvillon një betejë të vështirë, por krenare, kundër flakëve që kanë përfshirë vendin nga jugu në veri.

Në këtë luftë me natyrën, qindra forca zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetarë janë bërë një trup i vetëm,  për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe pyjet.

banner

Kështu u pa në një mori fotografish të publikuara nga kryeministri shqiptar Edi Rama që e përshkroi situatën e zjarreve si një “ditë sakrifice dhe krenarie” për të gjitha strukturat shtetërore, duke theksuar angazhimin e plotë të tyre në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë Shqipërinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Rama, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 vatra aktive zjarri, ndërsa 13 prej tyre janë izoluar dhe shuar falë ndërhyrjes së koordinuar të ekipeve të emergjencës.

“Në operacione janë angazhuar: Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura. Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare”.

“5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës ‘Canadair’ i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë. Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve”, ka thënë Rama.

Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy