KFOR: Forcat rezervë të “Scots Guards” nga Mbretëria e Bashkuar kanë mbërritur në Kosovë

by engel

Misioni i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) ka njoftuar se, në përputhje me procedurat ekzistuese, një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur dislokimin e përkohshëm në Kosovë, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme stërvitore me njësitë e KFOR-it.

Kontingjenti i parë përbëhet nga Scots Guards, një regjiment i këmbësorisë së lehtë të mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili tashmë ka mbërritur në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime trajnimi.

banner

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky aktivitet kryhet në baza të rregullta dhe ka për qëllim forcimin e gatishmërisë operacionale të misionit dhe aftësisë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve të rëndësishme të sigurisë.

Veprimtaria zhvillohet në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy