Bedri Elezi: Tensionet në Serbi (Novi Sad) mund të reflektohen edhe në Kosovë

by engel

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka paralajmëruar se përplasjet e dhunshme të ndodhura në Novi Sad mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund të kenë pasoja destabilizuese për rajonin, përfshirë edhe Kosovën.

Duke folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Elezi u shpreh se çdo përshkallëzim dhune në një vend të Ballkanit rrezikon të ndikojë edhe në vendet fqinje.

banner

“Ekziston rreziku që ky lloj aktiviteti të lejojë përshkallëzim dhe të përdoret si arsye për të justifikuar veprime të tjera, me pretendimin se për shkak të situatës së sigurisë nuk mund të mbahet nën kontroll një zonë e caktuar, e më pas kjo të prekë territore të tjera të fqinjëve”, deklaroi ai.

Sipas Elezit, dinamika e ngjarjeve të fundit në Serbi duhet të monitorohet me kujdes nga institucionet e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për të shmangur çdo skenar që mund të rrezikojë stabilitetin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy