Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për blerjen e autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se kjo është meritë e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duke theksuar se porosia e tij është përmbushur dhe marrëveshja është bërë realitet.
“Që nga sot Ushtria jonë ka mjete të reja ushtarake. Faleminderit kryetar Kadri Veseli, porosia jote u kry, marrëveshja jote u bë realitet”, ka shkruar Beqa në reagimin e tij.