Flutura Kusari: “Qeveria Kurti, në vend që ta mbron ajo më shumë e sulmon gazetarinë”

by engel

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka njoftuar për përmbylljen e programit dyjavor International Visitor Leadership Program (IVLP) – Edward R. Murrow Program, të financuar nga qeveria amerikane. Ajo ishte pjesë e një grupi ndërkombëtar prej 20 pjesëmarrësish në Washington D.C, Kansas City dhe Tampa, Florida, ku tema kryesore ishte gazetaria hulumtuese – zhanri më sfidues edhe nga aspekti ligjor i të drejtës së medias.

Kusari u shpreh se ka mësuar shumë nga gazetarët e New York Times, përfaqësues të qeverisë amerikane dhe profesorë eminentë të fushës së gazetarisë hulumtuese, duke theksuar se Kosova dhe sfidat e saj për lirinë e medias kanë qenë vazhdimisht pjesë e diskutimeve.

banner

Megjithatë, ajo nuk la pa kritikuar realitetin në vend:

“Kosova është shndërruar në një hapësirë ku qeveria, në vend që ta mbrojë gazetarinë hulumtuese, shpesh e etiketon dhe e sulmon. Gazetarët nuk duhet të jenë armiq të pushtetit, por mbrojtës të interesit publik. Për fat të keq, qeveria aktuale ka treguar më shumë mosdurim sesa bashkëpunim me mediat,” tha Kusari.

Juristja vlerësoi nominimin nga NDI dhe mbështetjen nga Ambasada Amerikane, duke theksuar se përvojat dhe kontaktet e krijuara do të shërbejnë gjithmonë në punën e saj.

“Po kthehem nga SHBA më e motivuar për të vazhduar aktivizmin tim në çështjet që lidhen me interesin publik, sidomos në fushën e lirisë së medias dhe mbrojtjes së gazetarëve në Kosovë e në Evropë,” përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se mbrojtja e medias është ende një betejë e hapur, që qeveria Kurti nuk po e fiton.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy