Arda Guler shpreson ta fitoj besimin e Xabi Alonsos

by Nexhat

Futbolli matet me faza zhvillimi, por te Real Madridi këto faza janë gjithmonë të përshpejtuara, sepse kërkesat janë të pafundme. Arda Guler ka kaluar me shpejtësi disa prej tyre brenda një vere të vetme.

Ardhja e Xabi Alonsos e ka katapultuar mesfushorin turk në një realitet krejtësisht të ri krahasuar me atë që përjetoi më parë.

banner

Në dy sezonet e kaluara, Guler qëndronte në një “zonë gri”, ku talenti i madh nuk shoqërohej gjithmonë me minuta. Titullari shpesh e gjente veten vetëm në fund të sezonit ose në ndeshje të dorës së dytë. Në sfidat e mëdha, prania e tij reduktohej në shkëndija të izoluara.

Por sezoni 2025/26 ka sjellë një ndryshim të madh. Nën urdhrat e Xabi Alonsos, Guler ka fituar besimin dhe vazhdimësinë që kërkonte. Në Kupën e Botës për Klube, Real Madridi nuk do të kishte arritur lartë pa kontributin e tij. Përveç debutimit ndaj Al Hilal, ai ka nisur titullar pothuajse çdo ndeshje, duke shënuar për herë të parë që nga ditët te Fenerbahçe në vitin 2023 një seri të tillë.

Kjo është periudha që mund të përcaktojë statusin e tij përfundimtar në “Satiango Bernabeu” – nga një lojtar periferik në një element kyç që di të vërë në shërbim të Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe të tjerëve të gjithë arsenalin e tij teknik.

Përmirësimet fizike dhe roli i ri

Transformimi nuk është vetëm taktik, por edhe fizik. Vera e kaluar ka lënë gjurmë: Güler është më i fortë, më rezistent dhe i përgatitur për intensitetin e elitës.

Kundër Tirolit në një miqësore, ai tregoi se është gati të marrë përgjegjësinë e goditjeve standarde dhe krijoi rrezik me disa tentativa të rrezikshme, përfshirë një gjuajtje që u ndal nga traversa.

Largimi i tij në minutën e 83-të, së bashku me Kylian Mbappe, ishte një tjetër sinjal i qartë nga Xabi se turku është pjesë e bërthamës së re të Real Madridit

Synimet kombëtare

Përveç klubit, Güler ka në horizont edhe një sfidë tjetër madhore: kualifikimet për Kupën e Botës 2026 me Turqinë, ku do të përballet edhe me Spanjën në grup.

Për mesfushorin 20-vjeçar, ky turne do të ishte debutimi i tij në një kampionat botëror, me mundësinë që të shndërrohet në liderin e padiskutueshëm të kombëtares turke

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy