Arsenali nuk e dëshiron shkëmbimin Saliba-Rodrygo

by Nexhat

Real Madrid ka dështuar në përpjekjen për të transferuar William Saliban nga Arsenali, pasi londinezët kanë refuzuar një ofertë shkëmbimi me brazilianin Rodrygo Goes.

“Los Blancos” e kanë pasur mbrojtësin francez në listë prej kohësh, por Arsenali po punon për ta mbajtur atë me kontratë afatgjatë, e cila skadon në vitin 2027.

banner

Për Saliban, “Topçinjtë” pritet të kërkojnë rreth 80 milionë euro, ndërsa Real Madrid mbetet i hapur të presë edhe për një transferim të lirë në të ardhmen.

Ndërkohë, e ardhmja e Rodrygos është ende e paqartë, me Manchester City që mund të bëjë një ofertë për të para mbylljes së merkatos.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy