Milan e kalon pengesën e quajtur Bari në Kupën e Italisë – debuton Jashari

by Nexhat

Përpara 70 mijë tifozëve në “San Siro”, Milani siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Italisë duke mposhtur Barin 2-0.

Ndeshja u zhvillua nën drejtimin e ndihmës-trajnerit të Milanit, pasi Massimiliano Allegri ishte i pezulluar.

banner

Kuqezinjtë gjetën avantazhin në pjesën e parë me Rafael Leaon, ndërsa rezultatin përfundimtar 2-0 e vulosi Christian Pulisic në fraksionin e dytë.

Image

Megjithatë, fitorja u shoqërua edhe me shqetësime: Leao, menjëherë pas golit, kërkoi të zëvendësohej për shkak të një problemi muskulor në pulpën e djathtë.

Atmosfera në stadium u ndez edhe nga prezantimi i prurjeve të reja: Luka Modric dhe Ardon Jashari, i cili u aktivizuan në pjesën e dytë, ndërsa Pervis Estupinan debutoi si titullar.

Image

Në raundin tjetër, Milani do të përballet me Leccen, duke synuar të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy