Presidentja dhe siguria kombëtare: shumë fjalë, zero veprime, Radomir Laban vazhdon në pozitën e Gjyqtarit Kushtetues

by engel

Shkruan Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë

Ka kaluar mbi dhjetë ditë që Presidentja e Kosovës dhe deputetja Albulena Haxhiu paralajmëruan opinionin publik se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese po e rrezikon sigurinë kombëtare, pasi paska lidhje me shërbimet inteligjente serbe dhe komunikon me kriminelin e njohur, Milan Radoiçiq.

banner

Sot, pas gjithë këtyre ditëve, gjyqtari është ende në vendin e punës, vendi vazhdon të rrezikohet sipas deklarimeve të tyre, ndërsa institucionet mbesin spektatore. Kjo situatë ngre pyetjen logjike: nëse kërcënimi ekziston dhe nuk hiqet, atëherë a nuk janë vetë Presidentja dhe deputetja Haxhiu rreziku më i madh për sigurinë e vendit, pasi dëshmojnë se nuk e kuptojnë çfarë është siguria kombëtare?

Në fakt, edhe një gënjeshtër publike e një presidenteje është rrezikim i sigurisë. Në shtetet normale, kur presidenti kapet duke mashtruar qytetarët, pason dorëheqja. Në Kosovë, për fat të keq, pason një tjetër konferencë shtypi dhe një tjetër fjalim propagandistik.

Presidentja ka zgjedhur të heshtë për raste të tjera ku siguria e vendit është cenuar rëndë:

Martin Berisha, i pajisur me shtetësi e i emëruar ambasador, doli se financohej nga Serbia dhe posedon shtetësi serbe.

Faruk Mujka, i emëruar kryeshef i “Iber-Lepenc”, akuzohet publikisht si anëtar i JUL-it, partisë famëkeqe antishqiptare, duke rrezikuar një ndërmarrje strategjike që furnizon mbi 60% të Kosovës me ujë.

Mimoza Kusari-Lila, e kapur në komunikim të drejtpërdrejtë me Radoiçiqin, pa asnjë pasojë institucionale.

Pra, jo vetëm që institucionet nuk po veprojnë kur duhet, por përmes heshtjes ose veprimeve të gabuara po prodhojnë vepra të kundërligjshme. Në rastin e gjyqtarit të Kushtetueses, njëjtë si në rastet e tjera, Presidentja ka kontribuar në rrezikimin e vendit, jo në mbrojtjen e tij.

Kjo qasje tregon se siguria kombëtare është shndërruar në mjet propagandistik, ndërsa qytetarët mbeten të pambrojtur. Presidentja, në vend që të marrë përgjegjësi, zgjedh të krijojë panik publik dhe të fshihet pas deklaratave boshe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy