Lëndimi serioz i Lukakut konfirmohet edhe nga Napoli

by Nexhat

Napoli ka konfirmuar se Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të “shkallës së lartë” në kofshë, pas fitores 2-1 ndaj Olympiacosit në një miqësore parasezonale, çka mund të detyrojë Antonio Conte dhe skuadrën e tij të kthehen në afatin kalimtar për një sulmues të ri. 

Lukaku doli i dëmtuar gjatë fitores 2-1 në miqësoren kundër Olympiacosit të enjten në mbrëmje, pak më shumë se një javë para ndeshjes hapëse të kampionatit italian ndaj Sassuolos, e cila pritet të zhvillohet të shtunën këtë javë. 

banner

Napoli ka konfirmuar se Lukaku është në proces të skanimeve dhe ka zbuluar shkallën e plotë të dëmtimit në një deklaratë zyrtare në faqen e klubit. 

Raportet fillestare sugjerojnë se belgu mund të mbetet jashtë fushave deri në nëntor si pasojë e dëmtimit të tij. 

Ndërkohë, raportime të së hënës në mëngjes thonë se Napoli mund të detyrohet të rikthehet në afatin kalimtar, për të gjetur një sulmues qendre që të konkurrojë me përforcimin veror, Lorenzo Lucca. 

Sipas Corriere dello Sport, Joshua Zirkzee nga Manchester United, Jean-Philippe Mateta nga Crystal Palace, Artem Dovbyk i Romës dhe Nicola Kristovic i Lecce janë gjithashtu ndër opsionet e mundshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy