OBSH: Çdo 36 sekonda, një person humb jetën: ky fenomen përkeqësohet gjatë verës

by informim peje

Gjatë verës, njerëzit dalin, shijojnë motin e mirë, udhëtojnë dhe kalojnë kohë me miqtë. Por për shumë të tjerë, kjo periudhë është veçanërisht e vështirë. Vetmia thellohet ndjeshëm gjatë stinës së verës… dhe mund të jetë fatale.

Vera shpesh lidhet me mbrëmje miqësore, pikniqe, pushime dhe aktivitete të ndryshme. Megjithatë, jo të gjithë e përjetojnë në këtë mënyrë. Shumë njerëz ndihen të izoluar, dhe ndjenja e vetmisë intensifikohet, veçanërisht kur të tjerët janë të zënë me jetën e tyre apo largohen për pushime.

banner

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vetmia është shkaktar i vdekjes së një personi çdo 36 sekonda, dhe situata përkeqësohet gjatë muajve të verës. Personat që ndihen të vetmuar, shpesh përballen edhe me mungesën e kontakteve sociale, pasi miqtë dhe familjarët janë larg apo nuk kanë mundësi të qëndrojnë pranë tyre. Të moshuarit preken në mënyrë të veçantë, por gjithashtu edhe të rinjtë janë të rrezikuar. Vetmia, për fat të keq, lidhet ngushtë edhe me numrin në rritje të vetëvrasjeve.

Rrjetet sociale e përkeqësojnë ndjesinë e izolimit

Me përhapjen e rrjeteve sociale, presioni social është bërë edhe më i fortë. Fotot dhe videot që tregojnë njerëz duke pushuar me miq, partnerë apo familjarë, mund të thellojnë ndjenjën e vetmisë te ata që ndihen të përjashtuar. Shikimi i jetës së të tjerëve, e shpesh idealizuar, mund të shkaktojë ndjesi të theksuara boshllëku dhe përjashtimi.

Për më tepër, temperaturat e larta dhe ekspozimi i gjatë ndaj dritës së fortë gjatë verës mund të përkeqësojnë simptomat e ankthit dhe stresit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy