Rashford: Barcelona është vend ideal për të shijuar futbollin

by Nexhat

Marcus Rashford ka folur pas më shumë se një muaji te Barcelona, ku u transferua këtë verë nga Manchester United në formë huazimi me opsion zgjatjeje.

Sulmuesi anglez për “SPORT” tha se po përshtatet shpejt me jetën në Spanjë.

banner

“Çdo gjë është e re dhe shumë pozitive. Barcelona është vend ideal për të shijuar futbollin dhe për të mësuar. Ky është një kapitull i ri, jam këtu sepse doja të isha këtu. Qëllimi im është të fitoj dhe të kontribuoj në historinë e këtij klubi”, ka theksuar Rashford.

Ai theksoi se mund të përshtatet në disa pozicione, por objektivi i tij mbetet të ndihmojë ekipin me gola dhe asiste.

Rashford debutoi në La Liga kundër Mallorca-s, duke e nisur nga stoli, por shprehu bindjen se sa më shumë të luajë, aq më shumë do të përmirësohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy