PEJË/ Arrestohet zyrtari komunal !

by Nexhat

Policia e Kosovës sot ka arrestuar zyrtarin komunal të Pejës, Luan Gashi, pak orë pasi KALLXO.com publikoi një video-material, në të cilin Gashi shihet duke konsumuar lëndë që dyshohet të jetë drogë dhe me një pistoletë në tavolinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar arrestimin e Gashit.Nikçi ka thënë për KALLXO.com se me urdhër të prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe zyrën e tij dhe ka sekuestruar një armë.Ai theksoi se Gashi është duke u intervistuar.

banner

“Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm.

E gjitha kjo ka ardhur pas publikimit të materialit në KALLXO.com ”- ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.KALLXO.com më 20.08.2025 ka publikuar pamje në të cilat shihet zyrtari komunal i Pejës, Luan Gashi, duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike.

Në tavolinë, sipas pamjeve, shihet edhe një armë, por për të Gashi tha se ka leje.“Po, unë jam udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Unë jam në ato pamje” – ka konfirmuar pas telefonatës përmes një mesazhi Luan Gashi.

Luan Gashi, zyrtar komunal në Pejë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy