Ukraina sulmon suksesshëm tubacionin rus të naftës së papërpunuar, reagon Hungaria

by Nexhat

Furnizimi me naftë të papërpunuar për Hungarinë sërish është ndërprerë pas një sulmi ndaj tubacionit “Druzhba” në kufirin mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto konfirmoi se ky ishte tashmë sulmi i tretë ndaj “Druzhba” në një periudhë të shkurtër.

banner

“Mbrëmë morëm lajmin se tubacioni sërish u sulmua – për herë të tretë brenda një kohe të shkurtër. Dërgesat e naftës së papërpunuar drejt Hungarisë sërish janë pezulluar”, reagoi ai.

Ndërkohë, sulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar).

Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj objektit në Unecha gjatë muajit gusht.

Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe 13 gusht, ndërsa më 18 gusht dronët ukrainas goditën stacionin “Nikolskoye” në rajonin Tambov, duke ndërprerë përkohësisht eksportin e naftës drejt Evropës përmes gazsjellësit “Druzhba”.

Ndryshe, gazsjellësi “Druzhba” mbetet jetik për regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftë të papërpunuar rafineritë Mozyr dhe Novopolotsk në Bjellorusi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy