Luka Modric vendosi një rekord historik në Serie A

by Nexhat

Milani u mposht mbrëmë (e shtunë) nga Cremonese në shtëpi me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së parë në Serie A. 

Luka Modric bëri histori në këtë ndeshje si lojtari më i vjetër që debuton në Serie A, duke startuar për ‘Rossonerët’ në moshën 39 vjeç, 11 muaj dhe 14 ditë. 

banner

Mesfushori kroat, i cili iu bashkua Milanit nga Real Madrid në korrik 2025, tregoi klasin e tij para tifozëve të pranishëm në ‘San Siro’

Modric, fitues i Topit të Artë në 2018, tejkaloi lojtarin më të ri Samuele Ricci dhe fitoi vendin në formacionin titullar nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri. 

Debutimi i tij, i përshëndetur nga 75,000 tifozë, thekson qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme dhe ambiciet e Milanit për sezonin 2025/2026

Modric me shokë javën e ardhshme do të luajnë në udhëtim ndaj Lecces, aty ku do të kërkojnë fitoren e parë të sezonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy