Prishtina fiton thellë ndaj Llapit në “Fadil Vokrri”

by Nexhat

Prishtina e ka arritur fitoren e dytë në dy ndeshjet e para në sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit në “Fadil Vokrri” triumfuan pastër 3:0 ndaj Llapit.

banner

Ilievski kaloi vendasit në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 58-të, Rin Ahmeti u tregua i saktë nga penalltia për 2:0.

Në minutën e 10-të shtesë, Valmir Veliu shënoi nga penalltia për epilogun e këtij takimi, Prishtina 3, Llapi 0.

Me këtë fitore, Prishtina bashkohet me Ferizajn me nga 6 pikë në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Llapi i Tahir Batatinës mbetet me një pikë në dy ndeshjet e para sezonale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy