“Të paharruar në kujtimin e brezave” – Haradinaj përkujton Kumanovën dhe luftëtarët e Pashtrikut

by informim peje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot prijësin dhe strategun Ismet Jashari, i njohur si Kumanova, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka nderuar gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.

banner

Në mesazhin e tij përkujtimor, Haradinaj vlerësoi lart betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe të popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës, duke përmendur me nder dhe emrat e dëshmorëve të rënë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Zenun Mataj.

“Të paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy