Cili e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

by informim peje

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut gëzojnë internetin mobil më të shpejtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave, shpejtësia mesatare e internetit mobil në këtë shtet arrin në 161.53 mbps, duke e lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën.

banner

Renditja e internetit mobil (mbps):
Maqedonia e Veriut – 161.53 mbps
Shqipëria – 104.11 mbps
Kosova – 97.43 mbps
Mali i Zi – 80.27 mbps
Serbia – 71.70 mbps
Bosnja e Hercegovina – 29.65 mbps

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për internetin fiks (në shtëpi apo zyra), Serbia ka shpejtësinë më të lartë në rajon, me 92.21 mbps, duke lënë pas Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Renditja e internetit fiks (mbps):
Serbia – 92.21 mbps
Mali i Zi – 87.64 mbps
Shqipëria – 84.64 mbps
Kosova – 82.24 mbps
Maqedonia e Veriut – 49.01 mbps
Bosnja e Hercegovina – 35.71 mbps

Bosnja e Hercegovina, më e ngadalta në të dy kategoritë
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me internetin më të ngadaltë, si në celular ashtu edhe në rrjetet fikse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy