Çka ka kryer kjo qeveri? Donika Gërvalla thotë se kishte rritje ekonomike – Kerquki e kundërshton, ia tregon tabelën e ngjajshme me kohën e Haradinajt

by Nexhat

Zv.kryeministrja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, u pyet në Pressing në T7 për punët që ka kryer Qeveria Kurti.

“Rritja e jashtëzakonshme ekonomike, rritja e pagave”, vlerësoi Gërvalla si punën kryesore që ka bërë qeveria Kurti gjatë mandatit të saj.

banner

“Ky është interpretim i Hekuran Muratit dhe Besnik Bislimit. Ato shifra komplet kanë qenë të rreme”, ia ktheu autori Leonard Kërquki.

“Edhe banka botërore e FMN kanë dalë nga kompjuteri i Muratit e Bislmit”, pyeti Gërvalla.

“Me thanë që kemi pasë rritje ekonomike, kurse sot je një nga vendet më të izoluara, me inflacion, shtrejtim të rrymës, mendoj që s’është e drejtë…”, ia ktheu Kërquki.

“Mediave nuk ju mjaftojnë as shifrat, por vetëm thonë kanë ardhë analistët dhe thonë se ato janë gënjeshtra…”, u shpreh Gërvalla, derisa edhe sulmoi mediat.

“A keni hapë ndonjë fabrikë, a ka ardhë ndonjë investitor i huaj?”, pyeti Kërquki.

“Kanë ardhë me dhjetëra”, ia ktheu Gërvalla.

“Rritja ekonomike që thoni është e njëjtë me vitin 2017, kur kryeministër ka qenë Haradinaj”, tha Kërquki duke prezentuar shifrat në ekran.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy