”Kurti ia la “jadec-in” PDK-së” – Ylli Hoxha: Me refuzimin e Dimal Bashës, opozita tregoi mungesë lidershipi

by Nexhat

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar kandidaturën e Dimal Bashës si një lëvizje taktike të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti si “ekspert i lojës” ia ka lëshuar një “jadec” opozitës, e në veçanti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

banner

“Jadec-in e hëngrën. Z. Kurti ua lëshoi në dorë si ekspert i lojës dhe këta ia mundësuan pak a shumë atë që u përpoq të arrinte nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: të krijojë atmosferën që ai propozon disa kandidatë dhe akuzon opozitën për mungesë vullneti për të bashkëpunuar, për shkak të shumësisë së emrave”, ka thënë Hoxha në emisionin “Debat Plus” .

Ai theksoi se PDK-ja ka rënë në këtë kurth vetë, pasi kishte deklaruar se do të votonte 35 deputetë, përfshirë edhe Dimal Bashën.

“Askush nuk e ka detyruar PDK-në ta thotë këtë. Ata e bënë vetë. Dhe ditën kur e propozuan, manifestuan mungesë të jashtëzakonshme lidershipi”, ka shtuar Hoxha.

Analisti kritikoi mungesën e instinktit politik te drejtuesit e opozitës në sallën e Kuvendit, duke thënë se kryetarët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare do të duhej të tregonin autonomi dhe veprim të matur në momente të tilla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy