Abdixhiku: Akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetar i parë i Kuvendit, sot deputetët shpërfaqën gjithë rrënimin vleror

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se “LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin”, referuar zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se “Akademik Idriz Ajeti ka qënë kryetar i parë i Kuvendit të Republikës. Sot, tri dekada e gjysmë më pas, 73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri ndoshta dhe gjithë rrënimin vleror që po i ndodhë kësaj shoqërie nga popullizmi”, shprehet Abdixhiku.

banner

Abdixhiku ndër të tjera tha se LDK refuzon të përfaqësojë “këtë mendësi”, teksa shton; “uroj që votuesit e partisë të parë, të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi”.

“Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë”, shprehet ai.

“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy