Fillojnë pagesat për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore

by engel

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se sot kanë nisur pagesat e para për aplikuesit që kanë përfituar nga programi për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

Sipas saj, deri më tani janë ekzekutuar pagesa në vlerë prej mbi 9.6 milionë eurosh për gjithsej 120.425 aplikues.

banner

“Që nga hapja e aplikimit më 15 gusht përmes platformës elektronike e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 aplikime. Të gjitha aplikimet po verifikohen nga koordinatorët e shkollave dhe drejtoritë komunale të arsimit. Sot kemi filluar ekzekutimin e pagesave për mbi 120 mijë aplikues, ndërsa procesi do të vazhdojë në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore,” ka deklaruar Nagavci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy