Donat Syla thotë se bashkëautorja e Dimal Bashës në artikullin anti-UÇK është eksperte për “dekodimin e krimit shqiptar”

by Nexhat

Ish-konsulli i Përgjithshëm, Donat Syla, ka reaguar në lidhje me artikullin e Dimal Bashës të botuar në vitin 2012 ku akuzonte UÇK-në.

Në atë artkull kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ‘‘po dezinformonte botën’’ duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge.

banner

Basha nuk është autor i vetëm në atë artikull, bashkë me të është edhe Jana Arsovska.

Sipas Donat Sylës, bashkëautorja e Sylës është eksperte për dekodimin e “krimit të organizuar shqiptar”

“Jana Arsovska, bashkeautorja e Dimalit e pamfletit famekeq kunder UÇK’se, qenka eksperte ne dekodimin e krimit te organizuar shqiptar! Zanatin per me e damkos shqiptarin e paska vazhdu edhe pas UÇK’se. Per habi, nuk e gjeta as edhe nje fjale te saj per krimin e organizuar serb!  Jep more doreheqje o i paftyre”, ka shkruar Syla në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy