Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se zgjedhjet e reja parlamentare në vend duken të pashmangshme.
Sipas saj, mbetet vetëm çështje kohe kur ato do të mbahen.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare i shoh të pashmangshme. Është vetëm çështja se kur do të mbahen, në fund të vitit, në fillim të vitit tjetër apo më herët – këtë nuk e di. Por, duket qartë që qytetari i Kosovës e ka kuptuar mirë se cila është adresa e përgjegjësisë,” tha Çitaku në një debat të RTV21.