IKSHPK: Vaksinimi i detyrueshëm për fëmijët që regjistrohen në institucionet parashkollore dhe shkollore

by engel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se, në bazë të dispozitave ligjore dhe udhëzimeve administrative në fuqi, çdo fëmijë që regjistrohet në çerdhe, kopshte apo shkolla fillore duhet të paraqesë dëshmi të vaksinimit, të cilat vërtetojnë se është vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.

Ky detyrim nuk është vetëm formalitet administrativ, por një masë e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të fëmijëve dhe komunitetit shkollor në tërësi.

banner

Synimi është i qartë: të parandalohet përhapja e sëmundjeve ngjitëse dhe të krijohet një ambient i sigurt, ku edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve mund të ndodhë pa rrezik.

Prindërit që kanë paqartësi ose kërkojnë më shumë informacion janë të ftuar të drejtohen në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare, ku mund të marrin këshillim dhe ndihmë të nevojshme.

Në këtë kontekst, Instituti rikujton se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve nuk është vetëm detyrë institucionale, por një përgjegjësi e përbashkët që na përket të gjithëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy