Selektori Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë – ftohen dy emra të rinj

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar gjatë ditës së sotme (e premte) listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikuese gjatë muajit shtator, ku fillimisht udhëtojnë te Zvicra me 5 shtator dhe tri ditë më pas e presin Suedinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

banner

Për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit B për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, Foda ka ndarë mendjen për futbollistët që do t’iu besojë.

Kështu, trajneri gjerman ka publikuar tashmë listën me 25 futbollistë të ftuar, me të cilët synon rezultate pozitive.

Në listë nuk mungojnë emrat e ‘senatorëve’ si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda.

Përveç tyre, emrat e rinj në listë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hodza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy