Presidenti i Lille reagon për Zhegrovën: Nuk jam kontaktuar nga Marseille

by Nexhat

Presidenti i Lille, Olivier Létang, ka shprehur surprizën e tij lidhur me raportimet për transferimin e Edon Zhegrovës te Olympique de Marseille:

“Jam i befasuar nga kjo, sepse rregulloret janë mjaft të qarta. Një lojtar nuk mund të flasë me një klub tjetër nëse klubi i tij nuk është kontaktuar, dhe unë nuk jam kontaktuar nga Olympique de Marseille përpara kësaj. Do të shohim tekstet dhe çfarë mund të bëjmë, sepse duhet të ketë respekt mes klubeve”, tha Letang.

banner

Sipas gazetarit të njohur belg, Sacha Tavolieri, problemet me pasaportën e Zhegrovës janë zgjidhur, duke i hapur rrugën finalizimit të marrëveshjes me Marseille.

U raportua se tashmë është arritur një akord mbi bazën e një kontrate 5-vjeçare, ndërsa vetë Zhegrova ka rikonfirmuar dëshirën e tij për t’iu bashkuar gjigantit francez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy