Juventusi rikthen interesimin për transferimin e Zhegrovës, rihap bisedimet me Lille

by Nexhat

Juventusi është rikthyer fuqishëm në garë për transferimin Edon Zhegrovën dhe ka nisur bisedimet me Lille.

Fabrizio Romano njofton se ky hap vjen menjëherë pas ofertës së bërë nga Olympique Marseille për yllin kosovar.

banner

Bianconerët po shohin mundësinë për ta afruar 25-vjeçarin si përforcim në krahët e sulmit.

Ndërkohë, edhe Atletico Madrid është rikthyer me seriozitet në pistën Nico Gonzalez.

Skuadra spanjolle i ka dërguar një ofertë të re zyrtare Juventusit për anësorin argjentinas

Nëse transferimi i Nico drejt Atleticos realizohet, Juventus do të ketë më shumë hapësirë financiare për Zhegrovën.

Kjo situatë mund të bëjë që bardhezinjtë të shkojnë deri në fund për transferimin e reprezentuesit të Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy