Lulzim Konçi, një nga figurat më të njohura të arbitrimit shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare në SHBA.
– Advertisement –
Konçi ishte pjesë e rëndësishme e futbollit shqiptar si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues
Kreu i FSHF Armand Duka shprehu ngushëllimet për humbjen përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar.
Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi, të afërmve dhe komunitetit të arbitrimit shqiptar. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”, shkruan Duka.

