Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Brightonit në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.
Rasti i parë për gol i takoi Erling Haaland i cili rrezikoi në minutën e tetë, por portieri vendas ia mohoi golin.
Megjithatë, Haaland u tregua i saktë në rastin e dytë duke shënuar për 1-0 në minutën e 34-të pas asistimit nga Omar Marmoush.
Në minutën e 60-të mysafirët patën një mundësi reale me Oscar Bobb për t’i dhënë fund praktikisht çështjes së fituesit, por anglezi dështoi të shënojë.

Brightoni ia doli të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 67-të përmes James Milner i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Vendasit ia dolën të përmbysin gjithçka në minutën e 89-të përmes sulmuesit shqiptar Brajan Gruda
🚨🏴 BRAJAN GRUDA HAS GIVEN BRIGHTON THE LEAD IN THE 89TH MINUTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 31, 2025
Brighton 2-1 Manchester City.pic.twitter.com/KTlsN4F6lV
Gruda dribloi një mbrojtës të Man Cityt së bashku me portierin, për të shënuar për rezultatin 2-1.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Pep Guardiolës, pas disfatës që pësuan javën e kaluar në shtëpi nga Tottenhami.

