Interi ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Udineses në kuadër të javës së dytë në Serie A.
‘Nerazzurrët’ ishin ata që kaluan të parët në epërsi kur Denzel Dumfries realizoi në portën e zbrazët në minutën e 17-të për 1-0.
Sidoqoftë, ishte pikërisht Dumfries i cili më vonë shkaktoi penallti dhe mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Keinan Davis (29’) i cili u tregua i saktë përballë Yann Sommer.
Mysafirët nuk u mjaftuan më kaq dhe realizuan sërish në minutën e 40-të përmes Arthur Atta i cili realizoi një gol të bukur për 2-1.
🏍️💨 pic.twitter.com/54rSsoWSw6
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 31, 2025
Në minutën e 49-të të ndeshjes Interi pati një rast ideal me Marcus Thuram, por goditja e tij me kokë shkoi pak mbi traversë.
Federico Dimarco realizoi në minutën e 56-të për të barazuar rezultatin në 2-2, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit pavarësisht disa tentimeve të tjera, Interi nuk ia doli që ta evitojë humbjen.
Inter kështu mbetet në kuotën e tri pikëve pas fitores ndaj Torinos në ndeshjen hapëse, teksa pas pauzës me kombëtare do të luajë derbin ndaj Juventusit në udhëtim

