Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës për ndeshjen e shtatorit.
Foda të hënën në konferencën për media, ka bërë më dije se “Zhegrova për shkak procedurave të transferimit të tij në Juventus nuk do të jetë pjesë e dy ndeshjeve të shtatorit”.
Ai e ka pranuar se mungesa Zhegrovës do të jetë hendikep për Kosovën, por që sipas tij, në këtë rast duhet të ketë mirëkuptim për vendimin e lojtarit

