PEJË/ Dy të arrestuar për vjedhje – njëri prej tyre i mitur

by Nexhat

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara për veprën “vjedhje” në qytetin e Pejës.

Policia bën të ditur se njëri ka rënë në pranga pasi që ka vjedhur një biçikletë në vlerë prej pesë mijë euro në rrugën “Emrush Miftari” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

banner

Ndërkaq më 31 gusht, policia ka pranuar një tjetër informacion se në rrugën “Ramë Lajqi” të të njëjtit qytet, është vjedhur një motoçikletë në vlerë prej katër mijë euro, .

Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qёndrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy