Gazetari Valon Syla ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e shtyjnë përpara një skenar zvarritës “me mish e me shpirt” për mbajtjen e zgjedhjeve, deri kur i kalon mandati i Presidentes.
Sipas Sylës, askush nuk do të hyjë në zgjedhje nga rreziku se përsëri pranverën e vitit tjetër të hyjë në zgjedhje përsëri.
“Shtyerja e zgjedhjeve ne stil me pytje në Gjykatë Kushtetuse, e zhvletëson mbajtjen e zgjedhjeve… askush nuk dëshiron që të futet në zgjedhje tash, qê kur i vjen koha Presidentes përsëri me shku në zgjedhje në mars, prill apo maj, të vitit tjetër. Andaj, Albin Kurti e Vjosa Osmani, po e shtyjnë një skenar zvarritës i cili ështê të shtyhet me mish e me shpirt mbajtja e zgjedhjeve, deri kur i kalon Presidentes mandati… Varianti i dytë që vështirë se ndodhë nga oportunistat i Vjosa Osmani është që ajo të jap dorëheqje dhe ta çoj vendin automatikisht në zgjedhje, nese veç i dëshirojnë e që jo. Pra askush nuk eshtë dhe nuk do të hyjë në zgjedhje nga rreziku se përsëri pranverën e vitit tjetër të hyjë në zgjedhje përsëri”, ka shkruar Syla.

