Zyrtare: Donnarumma është i Man City-t

by Nexhat

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të kësaj verë duke zyrtarizuar transferimin e portierit italian, Gianluigi Donnarumma, nga Paris Saint-Germain.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi anglez. 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që do ta mbajë në ‘Etihad Stadium deri në verën e vitit 2030’. Shifra e transferimit raportohet të jetë rreth 28 milionë euro.

banner

“Manchester City ka nderin të njoftojë për transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian, i gjatë 195 cm, vjen si një prej emrave më të spikatur në futbollin evropian dhe me eksperiencë të nivelit elitar”, thuhet në njoftimin e Man City-t.

Donnarumma, ish-portier i Milanit, kishte qenë protagonist në triumfin e PSG-së në Ligën e Kampionëve, duke u konfirmuar si një nga portierët më të mirë në botë.

Megjithatë, gjatë verës, parizienët njoftuan se nuk do të llogarisnin më në shërbimet e tij, pasi trajneri Luis Enrique kishte plane të tjera për skuadrën.

Me këtë lëvizje, Manchester City përforcon dukshëm repartin e portës, duke siguruar një emër të madh për të ardhmen dhe të tashmen e klubit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy