Meta kërkon lirimin, Apeli cakton datën për shqyrtimin e kërkesës

by Nexhat

Ish-presidenti Ilir Meta do të përballet më 8 shtator me Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë nga paraburgimi në ndalim të daljes jashtë shtetit. Meta kërkon lirimin, ndërsa SPAK kundërshton, duke argumentuar se ekziston rreziku i ndërhyrjes te dëshmitarët dhe hetimet tashmë janë përmbyllur.

SPAK ka ngritur ndaj Metës disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dosja përfshin gjithashtu emra të tjerë të njohur, si deputetja Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë.

banner

Ndërkohë, procesi ka pasur vonesa për shkak të pushimeve verore dhe rikonstruksionit të gjykatës, çka ka sjellë pezullimin e shortit për caktimin e gjyqtarit të çështjes. Gjykata pritet të rifillojë procedurat brenda javës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy