Turistët “pushtojnë” jugun e Shqipërisë, gushti me rekord pasagjerësh në portin e Vlorës

by engel

Porti detar i Vlorës ka përjetuar gushtin më të ngarkuar të viteve të fundit, duke shënuar shifra rekord në lëvizjen e pasagjerëve dhe mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit gusht në dalje janë regjistruar rreth 36.200 pasagjerë dhe 10.500 mjete, ndërsa në hyrje kanë mbërritur 31.200 pasagjerë dhe 8.500 mjete.

banner

“Sezoni ka qenë i suksesshëm, veçanërisht për muajin gusht,” u shpreh Festim Skëndaj, Shef i Përpunimit të të Dhënave të Trageteve. “Porti është përballur me fluks të lartë, pavarësisht problematikave që kanë shoqëruar punën.”

Shifrat tregojnë se Vlora është kthyer në një nga pikat kryesore të hyrjes për emigrantët që rikthehen në atdhe për pushime, por edhe për turistët e huaj. Dominues kanë qenë italianët, megjithatë vizitorë kanë mbërritur edhe nga Franca, Polonia, Ukraina dhe Spanja.

Por rritja e fluksit ka zbuluar edhe kufizimet që ka aktualisht porti. Punimet e vazhdueshme dhe hapësira e reduktuar e kanë vështirësuar menaxhimin e mjeteve dhe pasagjerëve.
“Mundësitë që ofron ky port janë të kufizuara. Hapësira është më e vogël dhe ka probleme në përpunim,” theksoi Skëndaj.

Megjithatë, për shumë turistë dhe emigrantë, porti i Vlorës mbetet zgjedhja kryesore për shkak të afërsisë me jugun turistik dhe linjave më të lira.

Pas sezonit të pikut, autoritetet portuale bëjnë me dije se në muajin shtator dhe gjatë vjeshtës fluksi po bie ndjeshëm, duke u kthyer në nivele të përballueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy