Shqiptari kërcënon me bombola gazi në Siçili – neutralizohet nga karabinierët

by informim peje

Një ngjarje jo e zakonshme dhe që ka shkaktuar tension është regjistruar ditën e sotme në Acate të Siçilisë.

Një shtetas shqiptar i dyshuar me probleme të shëndetit mendor ka kërcënuar se do të hidhte në erë një ndërtesë më bombola gazi.

banner

Pas lajmërimeve për situatën, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Sipas mediave vendase, u deshën gjashtë oficerë të karabinierëve për ta neutralizuar shqiptarin.

Me pas ai është dërguar për një trajtim të specializuar mjekësor (TSO) në një qendër shëndetësore aty pranë. Në vendin e ngjarjes u mblodhën edhe një turmë kalimtarësh të cilët ishin dëshmitarë të skenës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy