ATK raporton rritje të të hyrave për janar-gusht 2025 – përkushtim në edukim dhe digjitalizim

by informim peje

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur që, gjatë periudhës janar–gusht të vitit 2025, të mbledhë gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

Sipas njoftimit të ATK-së, ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, i cili pasqyron jo vetëm përkushtimin e institucionit në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe rritjen e vetëdijes së tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.

banner

“Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, pasi garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe për përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Më tej, ATK thekson se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me synim që obligimet tatimore të trajtohen si një përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore. Në këtë drejtim, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale, të cilat e lehtësojnë procesin e përmbushjes së obligimeve tatimore për të gjithë tatimpaguesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy