Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kundër Irlandës, në Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Stërvitja u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, ku përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë 27 futbollistët e grumbulluar për katër ndeshjet e radhës.
Seanca ishte intensive dhe u karakterizua nga ritmi i lartë dhe angazhimi maksimal i futbollistëve, me Fodën që punoi në aspektet taktike dhe teknike të lojës.
Nesër Dardanët e zhvillojnë stërvitjen zyrtare në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”

