Begaj për Shën Terezën: Krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike

by Nexhat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shën Terezën, në këtë 5 shtator ku e gjithë bota kremton Shenjtërimin e saj.

Kreu i Shtetit thekson se “si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve”.

banner

“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, nënvizoi Presidenti Begaj.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall shenjtore pas vdekjes më 1997 nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy