Ajo që dikur ishte thjesht një hapësirë private, sot është kthyer në “strehe digjitale”: tualeti. Por ndërsa shumë njerëz përdorin këtë vend për t’u shkëputur nga pjesa tjetër e familjes dhe për të kaluar kohë në rrjetet sociale apo duke parë video në celular, kjo “pushim i vogël” po vjen me pasoja të mëdha për shëndetin.
Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore PLOS One tregon se përdorimi i zgjatur i celularit në tualet është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të hemorroideve.
Sipas mjekes Dr. Trisha Pasricha, gastroenterologe në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe instruktore në Shkollën Mjekësore të Harvardit, njerëzit që humbasin ndjenjën e kohës duke përdorur telefonin në banjo rrezikojnë të vuajnë nga ky problem i zakonshëm, por shumë i bezdisshëm.
“Ky hulumtim ofron prova konkrete për atë që shumë njerëz e kanë dyshuar prej kohësh,” thotë Pasricha. “Qëndrimi i zgjatur në tualet, veçanërisht kur je i përqendruar në celular, rrit presionin në rektum dhe mund të çojë në shfaqjen e hemorroideve.”
Çfarë janë hemorroidet?
Ato janë vena të zgjeruara në rektum ose rreth anusit, të cilat mund të fryhen për shkak të presionit, duke shkaktuar dhimbje, kruarje, gjakderdhje dhe ndonjëherë edhe komplikime më serioze.
Mjekët rekomandojnë që qëndrimi në tualet të mos zgjasë më shumë se 5 minuta, dhe në vend të celularit, të përdorni kohën për çlodhje pa shpërqendrime digjitale.