Brenda një harku kohor prej vetëm 24 orësh, Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në disa komuna të vendit, duke nxjerrë në pah një situatë shqetësuese që kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe shoqëror.
Prishtinë, 07.09.2025 – 12:30 – Një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë i dyshuar. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë, 27.08.2025 – 21:00 (arrestimi më 17.09.2025) – Një burrë është arrestuar për dhunë ndaj dy grave kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 07.09.2025 – 15:20 – Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 07.09.2025 – 19:00 – Një tjetër rast dhune fizike ndaj një gruaje është raportuar pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Kaçanik, 07.09.2025 – 12:00 – Një grua ka raportuar dhunë fizike dhe lëndime të lehta nga një burrë kosovar. Ajo ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren, 07.09.2025 – 21:30 – Një grua ka raportuar dhunë psikike dhe fizike nga një burrë kosovar. Pas intervistimit të palëve, prokurori ka urdhëruar inicimin e lëndës, e cila do të procedohet në mënyrë të rregullt.
Rritja e rasteve të dhunës në familje brenda një periudhe kaq të shkurtër ngre alarmin për nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme nga institucionet e drejtësisë, shërbimet sociale dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave. Dhuna në familje mbetet një plagë e rëndë që kërkon jo vetëm ndëshkim ligjor, por edhe trajtim të thelluar social dhe psikologjik.