Kryeministri britanik: Sulmi izraelit në Doha rrezikon përshkallëzimin në të gjithë rajonin

by Nexhat

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka dënuar sulmin izraelit ndaj Katarit, duke shkruar në një postim në X, se Izraeli shkeli “sovranitetin e Katarit dhe rrezikon përshkallëzim të mëtejshëm në të gjithë rajonin”.

Starmer pritet të zhvillojë bisedime me Presidentin Izraelit, Isaac Herzog nesër.

banner

Nr. 10 tha se Starmer do të ngrejë çështjen e “situatës së patolerueshme në Gaza” dhe “veprimeve që Izraeli duhet të ndërmarrë për t’i dhënë fund vuajtjeve të tmerrshme që po dëshmojmë” me presidentin izraelit.

Gjashtëdhjetë deputetë dhe kolegë po i bëjnë thirrje qeverisë, të jashtme, t’i mohojë Herzog hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar për të shmangur rrezikun e të qenit bashkëfajtor në gjenocid në Gaza, sipas kushteve të një traktati të OKB-së, ka raportuar BBC,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy