BE: Sulmi i Izraelit në Doha shkel të drejtën ndërkombëtare

by Nexhat

Bashkimi Evropian ka reaguar pas sulmit ajror të Izraelit ndaj drejtuesve të Hamasit në Doha, duke e cilësuar atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Katarit.

Në një deklaratë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së thuhet se ky veprim rrezikon të shkaktojë një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në rajon.

banner

“Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, partner strategjik i BE-së”, thuhet në reagim.

Po ashtu, BE-ja thekson se është e domosdoshme të shmanget çdo përshkallëzim i luftës në Gaza dhe përsërit mbështetjen për të gjitha përpjekjet që synojnë një armëpushim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy