Shefi i NATO-s i mesazh Putinit: Ndaloje luftën – jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë reagimin e tij për incidentin gjatë natës në Poloni ku tha se “po bëhet vlerësimi i plotë,” por theksoi se “qoftë qëllimisht apo jo, është absolutisht një veprim i pamatur, absolutisht i rrezikshëm”.

Ai i dërgoi një mesazh të qartë Presidentit Putin: të ndalojë luftën në Ukrainë, të ndalojë eskalimin e luftës, e cila aktualisht po ushtrohet mbi civilë të pafajshëm dhe infrastrukturë civile, dhe të ndalojë shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve.

banner

Ai theksoi se NATO është e gatshme, e vëmendshme dhe do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Rutte tha se përgjigjja e natës së kaluar ishte “shumë e suksesshme.”

“Ne gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se nata e kaluar tregoi se jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, duke përfshirë, natyrisht, edhe hapësirën e saj ajrore”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy