Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, si etje e shtuar ose urinim i shpeshtë. Por, rezulton se nuk është e pazakontë që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.
Kjo është shpesh një nga shenjat se nivelet e sheqerit në gjak kanë luhatje, dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të menaxhimit të diabetit.
Më poshtë ju sjellim një vështrim më të thelluar mbi lidhjen midis diabetit dhe dhimbjes së kokës, si dhe disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar dhe parandaluar këtë shqetësim.
Cili është lloji i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?
Si hipoglicemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak), ashtu edhe hiperglicemia (niveli i lartë), mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.
Ju mund të përjetoni: Një ndjesi pulsuese në kokë, Dobësi fizike, Të përziera, Ndjeshmëri ndaj dritës ose zhurmave
Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin shpesh shoqërohen me simptoma të tjera, në varësi të nivelit të sheqerit në gjak.
Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, mund të përjetoni: Marramendje apo gjendje të fikëti, Përzierje, Dridhje, Djersitje,
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, simptomat përfshijnë: Etje të shtuar, Urinim të shpeshtë, Lodhje të theksuar, Shikim të turbullt
Si të parandaloni dhimbjet e kokës?
Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak
Sigurohuni që të qëndrojë brenda kufijve të rekomanduar. Mbajtja e tij në nivele optimale ndihmon në parandalimin e dhimbjes së kokës.
Pini ujë mjaftueshëm
Pini të paktën tetë gota ujë në ditë.
Konsumoni fruta dhe perime të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi për të përmirësuar hidratimin.
Nëse dhimbjet e kokës vazhdojnë edhe pas stabilizimit të sheqerit në gjak, mbani një ditar simptomash dhe shënoni ushqimet që keni konsumuar para se të shfaqet dhimbja. Kjo mund të ndihmojë në zbulimin e shkaktarëve të mundshëm.