Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi tha se “po përndiqet nga mediat ajo dhe familja saj”.
Kameramani i “Paparacit” Jetmir Muji u arrestua pasi ka xhiruar, më pas është liruar.
Mirena ka thënë se i ka treguar një polic i mbrojtjes së presidentes se kanë përdorur veturën dhe policinë e shtetit për t’iu blerë dy kifle fëmijëve.
“Përdori xhipat e shtetit dhe policinë e shtetit edhe për dy kifle me ua dërguar vajzave, e tani ‘vala po më përndjekin’… Natyrisht që do të përndiqesh nga mediat, sepse këto privilegje nuk t’i ka lënë as babai e as vjehrri. Janë privilegje që burojnë nga taksat e shtetit tonë, të cilit s’i ke dhënë asgjë – as në luftë, as në liri. *Këtë për kiflet dhe abuzime të tjera ma ka treguar personalisht një polic i mbrojtjes së afërt të Vjosa Osmanit, dhe nuk është hamendësim i imi”, ka thënë Mirena. /Gazeta Express