FERIZAJ/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

by Nexhat

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, të kryer më 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar, transmeton Klankosova.tv.

banner

Qytetarët që kanë informacione mbi identitetin apo vendndodhjen e tyre mund të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy